Wednesday, April 8, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë.

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë.

Janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se njëri prej të arrestuarve është 31 vjeçar, ndërkaq tjetri 33-vjeçar.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar dy persona të dyshuar, lidhur me një rast të zjarrvënies që kishte ndodhur më 31.03.2026 në një lokal në Prishtinë. Pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe operative, sot është arritur identifikimi dhe arrestimi i dy personave të dyshuar: F.A., mashkull, 33 vjeç. K.G., mashkull, 31 vjeç”.

Policia ka njoftuar gjithashtu se me vendim të prokurorit të shtetit. të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT