Arrestohen dy persona për vjedhje në Rahovec

vjedhje traktori

Janë arrestuar dy persona në Rahovec, pasi të njëjtit janë kaput në flagrancë duke kryer vjedhje.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

The post Arrestohen dy persona për vjedhje në Rahovec appeared first on Klan Kosova.