Policia në Kaçanik ka njoftuar se ditën e sotme ka arrestuar një 31-vjeçar dhe një 34- vjeçar për prerje të pyjeve në këtë qytet.
Policia bën të ditur se të dy të dyshuarit, me dy motor-sharra, kishin filluar të prenin dru në vendin e quajtur “Llageri”, Parku Kombëtar “Sharri”në zonën e Kaçanikut.
Policia ka reaguar, por të dy të dyshuarit nuk janë ndalur në vendngjarje, duke u larguar në drejtim të panjohur, transmeton Klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes, policia po ashtu ka sekuestruar disa prova: një automjet Nissan i ngarkuar me dru, një motor-sharrë dhe një telefon.
“Të gjitha këto janë konfiskuar nga policia, ndërsa veprimet janë zhvilluar në koordinim me prokurorin kujdestar.
Rreth orës 15:00, të dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore”, shkruhet në komunikatën për media./Klankosova.tv
The post Arrestohen dy persona për prerje të pyjeve në Kaçanik appeared first on Klan Kosova.