Arrestohen dy persona për kontrabandim me armë nga Serbia

Fajdexhinjtë e detyruan viktimën ta mbyllë biznesin, e dëmtuan 600 mijë €

Dy persona janë arrestuar në Prizren për kontrabandim të armëve nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve.

Policia njofton se në automjet e të dyshuarve dhe në një poligon është gjetur dhe sekuestruar sasi e fishekëve.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që, të njëjtin janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gas cal.9×19. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.