Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë i ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “fajde”.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë B.F. dhe A.F., ndërsa personi i tretë, B.B., nuk është hasur në shtëpinë e tij.
“Të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, po ashtu ne emër te kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit kanë kërkuar nga viktima marrjen e njësive banesore qe janë ne ndërtim ku viktima është pronar i tyre”.
“I dyshuari B.F., është arrestuar ne flagrancë duke i pranuar paratë si interes nga fajdeja, ndërsa i dyshuari A.F. është arrestuar në vendbanimin e tij, kurse i dyshuari B.B., nuk është hasur në shtëpinë e tij, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje në polici”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, policia tha se me urdhëresë nga gjykata janë kontrolluar tri vendbanimet e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që do të përdorën në procedurën penale ndaj tyre.
“Ndaj dy të dyshuarve B.F., A.F., Prokurori i Shtetit PTH-Prishtinë ka lëshuar aktvendim për ndalim”, thuhet në njoftim.
The post Arrestohen dy persona për “fajde”, njëri u zu në flagrancë duke e pranuar interesin appeared first on Klan Kosova.