E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizArrestohen dy persona për disa rasteve të vjedhjeve në kryeqytet

Arrestohen dy persona për disa rasteve të vjedhjeve në kryeqytet

Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të arrestuar janë D.G. 25 vjeç, si dhe L. Rr. 19 vjeç, të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit.

“Operacioni është përcjellë edhe me gjetjen e dy motoçikletave si dhe dy trotineteve elektrik, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur”.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit  të dyshuarit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT