Gjatë kontrollit, policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët mbanin në makinën e tyre një pako me kokainë, e cila është sekuestruar.
Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuarit janë të moshës 24 dhe 35-vjeçare, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Në rrugën “Naim Frashëri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin G. G. dhe pasagjer shtetasin F. P. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë 24 gramë), të cilën dyshohet se këta shtetas e posedonin me qëllim shitjen në doza”.
“Nga verifikimet e kryera për rastin rezultoi se shtetasi G. G. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>