Policia në Malishevë pas pranimit të një video-incizimi ku shiheshin persona të armatosur duke hyrë në një pronë private në fshatin Shkozë më 24 gusht , ka ndërmarrë veprime intensive hetimore me qëllim zbardhjen e rastit.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar.
“Tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:Një armë zjarri e tipit AK-47 me një karikator dhe 5 fishekë,Një pushkë gjuetie me 4 fishekë.
Dyshohet se këto janë armët e njëjta që shihen në video-incizim duke u mbajtur nga të dyshuarit”.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast penale ndaj të dyshuarve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa procedurat e mëtejme do të zhvillohen sipas rrugës së rregullt ligjore’, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.
The post Arrestohen dy persona në Malishevë se u futën në një pronë private të armatosur, i kapen edhe armë appeared first on Klan Kosova.