E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/arrestohen-dy-kosovare-ne-kukes-po-trafikonin-arme-nga-kosova-ne-shqiperi/Arrestohen dy kosovarë në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri...

https://klankosova.tv/arrestohen-dy-kosovare-ne-kukes-po-trafikonin-arme-nga-kosova-ne-shqiperi/Arrestohen dy kosovarë në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri – Klan Kosova

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri.

Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh. Q., 31 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të dy banues në Prizren, transmeton klankosova.tv.

“Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë që i kishin trafikuar armët nëpërmjet kufirit jeshil me Kosovën, me qëllim shitjen në Shqipëri.  Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në trafikimin e armëve dhe të shtetasve që do të blinin armët, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për shkak të hetimit”, thuhet në njoftim.

Policia bëri të ditur se janë sekuestruar tetë armë zjarri “pistoleta”.

Sakaë, në njoftimin e policisëë thuhet se nga hetimet dyshohet se të dyshuarit i kanë trafikuar armët e zjarrit, nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil dhe se do t’ua shisnin ato, dy shtetasve të Shqipërisë të cilët kur kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar.

“Për shkak të hetimit nuk i bëjmë me dije të dhënat e këtyre shtetasve. Vijon puna për kapjen e tyre.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje në njoftim.

The post Arrestohen dy kosovarë në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT