E enjte, 5 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestohen 22 persona, ngrihen gjysmë milioni euro e sekuestrohen 129 vetura

Arrestohen 22 persona, ngrihen gjysmë milioni euro e sekuestrohen 129 vetura

Një rrjet i organizuar kriminal që dyshohet se është marrë me trafikim ndërkombëtar të narkotikëve dhe krim kibernetik është goditur nga Policia e Kosovës, në një aksion të gjerë të zhvilluar të martën me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht gjatë ditës së sotme, ku në kuadër të këtij operacioni, i koduar “Qielli i Thyer”, janë arrestuar 22 persona dhe janë bastisur gjithsej 47 lokacione në katër rajone të vendit: Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjilan.

Pas aksionit të koordinuar të antidrogës në disa qytete të Kosovës, Gazeta Sinjali ka siguruar emrat e pesë personave të arrestuar, që dyshohet se janë të përfshirë në rrjet të organizuar për tregti të substancave narkotike.

Në Prishtinë, burimet tona konfirmuan se janë arrestuar: Lorik Tigani dhe Onur Vizdik.

Të dy janë emra të njohur për Policinë dhe Prokurorinë, pasi ndaj tyre vazhdojnë hetime edhe në një rast tjetër që lidhet me drogë të ardhur nga Turqia. Ata janë arrestuar në orët e para të mëngjesit gjatë bastisjeve në banesat e tyre, por nuk është gjetur ndonjë sasi narkotikësh apo provë e drejtpërdrejtë.

Sinjali raportoi se në Pejë, ndërkaq, janë ndaluar: Blerim Sharapolli, Kenan Brovina dhe Abedin Gjakova.

Po ashtu, burime të sigurta të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se ndër të arrestuarit në Pejë janë edhe Rexhep Nikqi, pronar i kompanisë së karburanteve “Gryka Petroll”.

Edhe këta tre persona janë të njohur për hetuesit si të dyshuar të mëparshëm në raste të ngjashme me trafikim të drogës.

Si rezultat i këtij aksioni, autoritetet kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të provave materiale, përfshirë: Lëndë narkotike, 129 vetura, 134.900 euro para të gatshme, 20.040 franga zvicerane, 490 dollarë amerikanë, 13.000 euro të falsifikuara, 9 orë dore, 36 armë të ndryshme, 1.569 fishekë dhe 1.292 copë municion, Pajisje për përpunimin dhe paketimin e heroinës dhe kokainës, pajisje teknologjike si laptopë, telefona, USB e dokumente tjera relevante.

Po ashtu, janë ngrirë llogari bankare me mbi 500 mijë euro dhe është vendosur ndalesë për pasuritë e paluajtshme të personave të përfshirë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë dhe të detajuar kundër një grupi të dyshuar për krim të organizuar, që vepronte edhe përtej kufijve të Kosovës.

“Operacioni ‘Qielli i Thyer’ u mbështet nga një shkëmbim efektiv i të dhënave me autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës dhe Europol-it, që mundësuan një koordinim të ngushtë ndërkombëtar. Prokurori i PSRK-së ishte i pranishëm gjatë realizimit të urdhër kontrollit dhe e ka udhëhequr drejtpërdrejt operacionin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT