E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/arrestohen-15-persona-ne-mitrovice-planifikuan-nje-perleshje-fizike/Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, planifikuan një përleshje fizike - Klan Kosova

https://klankosova.tv/arrestohen-15-persona-ne-mitrovice-planifikuan-nje-perleshje-fizike/Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, planifikuan një përleshje fizike – Klan Kosova

Policia në Mitrovicë të Jugut ka arrestuar 15 të dyshuar për të parandaluar një përleshje të mundshme fizike ndërmjet disa të rinjve, kjo pasi ata morën një informatë për këtë paraprakisht.

Klankosova.tv ka raportuar ekskluzivisht nga momenti i arrestimit të një të mituri nga ky qytet, që ka të bëjë me rastin në fjalë.

Policia shton se angazhimi dhe reagimi i shpejtë i njësive të ndryshme policore ka rezultuar me lokalizimin  e dy grupeve dhe ka bërë të mundur parandalimin e përleshjes dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

“Gjatë veprimeve të ndërmarra, në dy lokacione të  ndryshme janë arrestuar pesëmbëdhjete persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përpjekje për përleshje”, thuhet në njoftimin  e policisë.

“Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor, procedurat e intervistimit po zhvillohen ne prani te  prindërve dhe  zyrtarëve te Qendrës për  Punë Sociale (QPS)”, shtohet ndër tjera nga policia.

Në fund shtohet se procedurat e mëtejme hetimore po vazhdojnë  në  koordinim me prokurorin kompetent. /Klankosova.tv

The post Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, planifikuan një përleshje fizike appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT