Paraburgimi prej 30 ditësh që Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për ndihmësdrejtorin e Zyrës serbe për Kosovën, Igor Popoviq, e shtyri presidentin e Aleksandar Vuçiqin të reagojë.
Presidenti i Serbisë tha të dielën, se arrestimet e zyrtarëve të Beogradit, nuk do të tolerohen më.
E një ditë më pas, e mori një kundërpërgjigje nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke rikujtuar se Popoviq u arrestua pak para kalimit të kufirit, meqë në Rahovec, e kishte quajtur UÇK-në si terroriste.
Ani se thotë që nuk ka vend për frikë, qytetarët i rekomandon të mos i bien nëpër territorin e e Serbisë.
Sipas një eksperti të sigurisë paraburgimi i Popoviqit është hera e parë që merret një vendim kaq i madh.
Ky është zyrtari i dytë me këtë pozitë që arrestohet në Kosovë që prej rastit të Marko Gjuriqit, i cili në cilësin e shefit të Zyrës Për Kosovën, ishte sjell lidhur nga Mitrovica në Prishtinë, meqë kishte hyrë jashtëligjshëm në Kosovë.
The post Arrestimi i serbit: A është rasti “Popoviq” më i madh se “Gjuriqi”? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.