Wednesday, March 4, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestimi i “Mossit”, Prokuroria: Dyshohet për lëndim të lehtë, kanosje e posedim...

Arrestimi i “Mossit”, Prokuroria: Dyshohet për lëndim të lehtë, kanosje e posedim të drogës

Gramoz Krasniqi, i njohur me emrin artistik Mossi, dhe dy të dyshuar të tjerë janë ndaluar nën dyshimin për rrahjen e gazetarit Burim Pacolli.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarve, duke dhënë detaje lidhur me dyshimet që rëndojnë ndaj Mossit.

Shala tha se të pandehurit dyshohen për tri vepra penale: “Lëndim i lehtë trupor”, “Kanosje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i shtetit në koordinim të ngushtë Policinë e Kosovës pas hetimeve intensive kanë ndaluar tre (3) persona, një prej tyre është edhe reperi Mossi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 të KPRK-së, “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së, dhe veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” në bazë të nenit 269 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, konfirmoi Shala për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT