E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestimi i katër zyrtarëve të komunës së Gjakovës, Gjini: Prokuroria të sqarojë...

Arrestimi i katër zyrtarëve të komunës së Gjakovës, Gjini: Prokuroria të sqarojë për çfarë po akuzohen ata

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas arrestimit të katër zyrtarëve të kësaj komune, nën dyshimin për dallavere me prona.

Gjini u shprehur i befasuar me arrestimin e vartësve të tij dhe e ka quajtur të panevojshëm.

“Jam sinqerisht i befasuar me arrestimin e ish-kolegëve dhe kolegëve të mi. E shoh këtë arrestim si plotësisht të panevojshëm derisa kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të kuptueshëm – si brenda institucionit, ashtu edhe në opinionin publik.”, ka shkruar ai.

Ai u shpreh i bindur se vartësit e tij janë të ndershëm e profesional.

“Jam i bindur në ndershmërinë dhe profesionalizmin e kolegëve dhe ish-kolegëve të mi.”, shtoi ai.

I pari i Gjakovës shtoi nga Prokuroria që domosdoshmërisht të sqarojë qartë dhe publikisht për çfarë konkretisht po akuzohen ata, jo me terma të përgjithshëm si “shpërdorim detyre”, por me fakte konkrete.

“Qytetarët kanë të drejtë të informohen drejt, sidomos në një periudhë kaq të ndjeshme si kjo para zgjedhjeve. Gjithmonë kam besuar dhe besoj në drejtësi. Por është detyrë edhe e organeve të drejtësisë që ta mbrojnë sistemin nga çfarëdo ndërhyrje që e cenon besimin e qytetarëve në vet atë sistem. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen sundimit të ligjit, e ligji duhet të jetë i drejtë”.

Hetuesit e krimeve ekonomike ‘zbarkojnë’ në Gjakovë, katër të arrestuar

The post Arrestimi i katër zyrtarëve të komunës së Gjakovës, Gjini: Prokuroria të sqarojë për çfarë po akuzohen ata appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT