Arrestimi i Fatmir Shehollit, avokati Musa: Ministri Sveçla po i dëmton hetimet (VIDEO)

Arrestimi i Fatmir Shehollit, avokati Musa: Ministri Sveçla po i dëmton hetimet (VIDEO)

Arrestimi i sotëm i Fatmir Shehollit, si i dyshuar për spiunazhim u diskutua edhe në edicionin më të ri të emisionit Rubikon.

Avokati Skender Musa, në Klan Kosova e kritikoi ashpër ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të cilin tha se po i dëmton hetimet.

“Në bazë të dispozitës ligjore, nëse një shërbimi informativ i arrestohet një të punësuari në një vend tjetër, ai i angazhon krejt mekanizmat me shkatërru sa më shumë prova. Çdo gjë të shkruar dhe çdo gjë që kanë mundësi ta asgjësojnë e asgjësojnë”, tha Musa në Klan Kosova.

“Nëse dilet publikisht, qoftë ministri, qoftë prokurori, qoftë polici me dhënë informacione të tilla, i jep mundësi shërbimit të huaj që çdo gjë që e ka në dispozicion ta shkatërroj”, theksoi ai.

The post Arrestimi i Fatmir Shehollit, avokati Musa: Ministri Sveçla po i dëmton hetimet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.