E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestimet e fundit nga Specialja, Klinaku: Po vazhdohet gjahu ndaj UÇK-së dhe...

Arrestimet e fundit nga Specialja, Klinaku: Po vazhdohet gjahu ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë

Faton Klinaku, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar për arrestimet e fundit që u bënë nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Në një postim në Facebok , ai këtë veprim të Speciales e ka quajtur “gjah”, duke bërë të ditur se është informuar për këtë çështje nga raportimet në media.

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”.

“Në  media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka thënë Klinaku.

Të tre, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu, u arrestuan në mëngjesin e kësaj të enjte. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT