E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeArresohen tre të dënuarit me burg, dërgohen në vuajtje të dënimit

Arresohen tre të dënuarit me burg, dërgohen në vuajtje të dënimit

Policia ka arrestuar sot tre persona në Prishtinë, për të cilët thotë se janë të dënuar me burg.

Prangosja e tyre u bë në tri lokacione të ndara, ndërsa janë dërguar në vuajtje të dënimit, bëhet e ditur në njoftim, përcjell KosovaPost.

“Personat dyshuar: I.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me  burgim, (15 muaj) për  veprën Blerja posedimi , shperndarja dhe shitja e substancave narkotike, B. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me  burgim, (125 ditë) për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe A.B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me  burgim 1 vit, për raste të rënda të vjedhjeve grabitqare”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT