Imer Shala, Izet Ahmetxhekaj, Driton Dakaj, Shefqet Ahmetaj dhe Asllan Fetahaj. Secili prej tyre u nis për në punë të shtunën e 18 gushtit të vitit 2007. Detyra e tyre ishte ruajtja dhe mbikëqyrja e të burgosurve në Burgun e Dubravës.
Mirëpo, këta oficerë të Qendrës Korrektuese atë ditë u përballën me diçka të papritur.
Imeri punonte në Pavijonin e pranimit, Dritoni dhe Shefqeti në Pavijonin numër 1 që ishte i sigurisë së lartë, kurse Izeti punonte në Njësitin Zulu që mbronte nga jashtë burgun.
Të pestit, atë ndërrim do ta kalonin me sfida pasi aty do të ndodhte arratisja e shtatë të burgosurve nga Pavijoni 1.
I famshmi i arratisjeve nga burgu, Faton Hajrizi tashmë i ndjerë, së bashku me gjashtë shokët e burgut për muaj të tërë kishin planifikuar ikjen nga aty.
Krejt ngjarja kishte filluar rreth orës 16:10 minuta, ku Faton Hajrizi së bashku me Burim Bashën, Amir Sopën, Astrit Shabanin, Lirim Jakupin, Xhavit Morina dhe Ramadanin Shytin nisën aksionin e arratisjes.
Sipas Aktgjykimit që ka siguruar Kiks Kosova, të njëjtit kishin dalë fillimisht në shëtitore aty, kishin kaluar nëpër detektorët e oficerëve korrektues Shefqet Asllani dhe Driton Dakaj.
Mirëpo, sipas dëshmive në aktgjykim vetëm Xhavit Morinës detektori i ishte aktivizuar, dhe të njëjtit i ishte gjetur një shkrepës.
Dyshimet ishin edhe për Faton Hajrizin se detektori i kishte bërë, por që u kishte thënë se ka pajisjen për stërvitjen e muskujve, si e tillë ishte liruar nga gardianët.
Këtë e kishte deklaruar vetë ai në polici, por që deklaratat e tij i kishe ndryshuar andaj dëshmia e tij nuk ishte marrë si e bazuar nga gjykata.
Të burgosurit e kaluan edhe këtë sfidë, ata arritën të dalin nga qelia në shëtitoren e Pavijonit.
Dilemat nisin nga këtu, se nga e mori armën Faton Hajrizi. A e kishte me vete kur doli në oborr apo e e mori në kontejner pasi arriti të kalojë murin e Pavijonit.
Sipas një dëshmie të ish-ministrit të Drejtësisë atë kohë, arma ishte futur përmes vizitave.
Ku nëna e të burgosurit Burim Bashës, sipas ish-ministrit e kishte futur në burg përmes organeve gjenitale.
Lidhja e kësaj situatë ishte bërë pasi ishte dëshmuar përmes librit të vizitave, ku e njëjta e kishte vizituar të birin pak kohë para arratisjes.
Në aktgjykimin e nxjerr nga Gjykata Themelore në Pejë, në bazë të më shumë se pesë dëshmitarëve tregohet se si e kanë parë Faton Hajrizin nga fusha e futbollit në shëtitore kanë kaluar rrethojën e Pavijonit 1. Pastaj e kishte marrë armën në kontejner sipas dëshmitarëve dhe duke kërcënuar oficerët ka arritur të kalojë murin e burgut i pari nga grupi dhe pastaj janë arratisur të shtatit.
Disa prej të burgosurve ishin zënë në Maqedoni, derisa të tjerët policia kanë arritur t’i kapin dhe i kanë kthyer në burg.
The post Arratisja e Faton Hajrizit në 2007-ën: Kush janë gardianët që ia panë shërrin e mbetën pa punë që 18 vjet? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.