Tre persona të privuar nga liria janë arratisur gjatë natës nga Qendra e Mbajtjes për Emigrantët në Vranidoll.
Sipas njoftimit nga policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:31 të mëngjesit, kur dy shtetas nga Bangladeshi dhe një nga Maroku janë larguar nga objekti për arsye ende të panjohura.
Autoritetet kanë konfirmuar se rasti është nën hetim dhe janë ndërmarrë masat e para për identifikimin dhe kapjen e personave në arrati.
Policia ka intensifikuar kërkimet në zonë dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo informacion të mundshëm që ndihmon në kapjen e të arratisurve. /Telegrafi/