Portieri i Kosovës, Aro Muriç, i cili shpëtoi kombëtaren tonë në disa raste në duel me Slloveninë, mendon se Kosova luajti mirë pavarësisht barazimit.
Ai lavdëroi edhe lojtarët e rinj në repartin e mbrojtjes siç ishte debutimi i Albian Hajdarit.
Muriç mendon se Kosova duhet të vazhdojë më lojë të mirë. Sipas tij, barazimi ndaj Sllovenisë nuk është i keq.
“Është hera e parë që kemi luajtur së bashku. Mendoj se performanca ka qenë e mirë dhe e ardhmja është e ndritshme”, ka thënë Muriç.
“Duhet të vazhdohet me ritmin dhe besimin e lojës që duhet ta ketë Kosova. Kemi shpresuar dhe kemi menduar që duhet të fitojmë sonte, por edhe barazimi nuk është i keq në garën për kualifikim”, ka pohuar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!