Arne Slot fajëson yllin e Liverpoolit për humbjen ndaj Crystal Palace

Arne Slot fajëson yllin e Liverpoolit për humbjen ndaj Crystal Palace

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, kritikoi një prej lojtarëve të tij për atë që bëri në momentet para golit të vonë të fitores së Crystal Palace në humbjen 2-1 të të “Të Kuqve” në “Selhurst Park”.

Crystal Palace kaloi në epërsi herët me golin e Ismaila Sarr, i cili në minutën e 9-të realizoi golin e tij të pestë ndaj Liverpoolit në tetë paraqitje në karrierë kundër tyre.


Skuadra e Oliver Glasner udhëhoqi për pjesën më të madhe të ndeshjes, pavarësisht se kampionët e Ligës Premier kishin në fushë emra si Florian Wirtz, Alexander Isak dhe Mohamed Salah.

Shumë tifozë shprehën shqetësime për paraqitjen e Ibrahima Konate, pas një ndeshjeje të dobët nga ana e tij, përpara se të zëvendësohej nga Jeremie Frimpong në minutën e 74-të.

Menjëherë pas humbjes së parë të Liverpoolit në sezonin 2025/26, Slot dha mendimin e tij për paraqitjen dhe madje duket se kritikoi një prej lojtarëve për veprimet në momentet para golit vendimtar të Palace.

“Një nga lojtarët tanë vendosi të dalë përpara sepse donte të niste një kundërsulm, i cili nuk kishte asnjë kuptim, pasi koha kishte mbaruar, dhe gjithçka kishte të bënte me mbrojtjen”.

“Ndoshta ishim tepër të orientuar drejt sulmit. Jo ‘ne’, por një lojtar ishte tepër i fokusuar në sulm në atë moment, çka çoi në golin e tyre të fitores dhe humbjen tonë”.

Edhe pse ai nuk e përmendi me emër lojtarin në fjalë, Salah ishte i vetmi lojtar i Liverpoolit që nuk po mbronte zonën e tij të penalltisë në momentin kur u shënua goli.

Megjithatë, edhe Frimpong duket se doli përpara në një moment, duke e lënë për pak çaste të lirë Nketiah përpara se ky i fundit të shënonte./Telegrafi/