Arne Slot: Do të zgjidhja Ligën e Kampionëve para Ligës Premier

Arne Slot: Do të zgjidhja Ligën e Kampionëve para Ligës Premier

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka pranuar se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes titullit të Ligës Premier dhe triumfit në Ligën e Kampionëve, do të preferonte trofeun më prestigjioz të Evropës.

“Reds” shihen si favoriti kryesor për t’i fituar të dy trofetë shkaku i përforcimeve të mëdha në verë si dhe nisjes fantastike të sezonit 2025/26.


“Është shumë e vështirë të zgjedhësh, pothuajse e pamundur. Por nëse duhet të fitoj vetëm njërin… atëherë mendoj se do të zgjidhja Ligën e Kampionëve”, u shpreh tekniku holandez.

arne slot

Slot, i cili në sezonin e tij debutues udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit të Ligës Premier, theksoi magjinë dhe rëndësinë e suksesit në Evropë, një kompeticion që “The Reds” e kanë fituar gjashtë herë në historinë e tyre.

Deklarata e tij nënvizon ambicien e klubit për të rikthyer lavdinë evropiane dhe për të shtuar një tjetër trofe të madh në vitrinën e “Anfield”.

Kujtojmë, vitin e kaluar Liverpool u eliminua nga kampioni në fuqi, Paris Saint-Germain, të cilët në finale e demoluan Interin me rezultat të thellë 5-0./Telegrafi/