Një sasi e madhe e armatimit është kapur brenda një stallë të kuajve në fshatin Vallaq të Zveçanit.
Siç bëhet e ditur nga policia, armët municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë.
Në lidhje me këtë rast nuk kemi persona të arrestuar por e kemi një person me interes për intervistim.
Gjatë këtij aksioni policor, të pranishëm ishin edhe KFOR-i amerikan dhe njësia monitoruese e EULEX-it, njofton Klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i rastit.
Në këtë operacion, janë zhvilluar edhe dy bastisje në dy lokale, një në Mitrovicën e Veriut, Zveçan me ç’rast kemi hasur edhe në jelek antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike (kundërvajtje doganore).
Me rastin është duke u marrur Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
https://klankosova.tv/kapet-arsenal-armesh-ne-nje-shtalle-ne-vallaq-te-zvecanit-foto/
The post Armët në Zveçan ishin fshehur nën tokë- s’ka të arrestuar, dalin detaje nga aksioni appeared first on Klan Kosova.