E diel, 25 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeArmë zjarri dhe fishekë në veturë – Dy persona kapen nga Njësia...

Armë zjarri dhe fishekë në veturë – Dy persona kapen nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Drenas

Një kontroll rutinë i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në fshatin Poklek të Drenasit ka rezultuar me gjetjen e një arme zjarri dhe municion të paautorizuar brenda një veture.

Sipas burimeve të Sinjalit, më 25 maj 2025, rreth orës 13:00, njësitet policore kanë ndalur një veturë të tipit Land Rover, ngjyrë e zezë, që drejtohej nga Xhonatan Isufi, rreth 26-vjeçar, nga Qikatova e Re. Në veturë ndodhej edhe pasagjeri Liridon Avdyli, rreth 41-vjeçar, nga Dobrosheci.

Gjatë kontrollit, në fiokun mes ulëseve të përparme, policia ka zbuluar një armë zjarri së bashku me 10 fishekë në karikator.

Në vendngjarje ka reaguar edhe zyrtarët nga Stacioni Policor në Drenas, të cilët ka marrë në dorë procedurat e mëtejme hetimore. Arma dhe fishekët janë sekuestruar, ndërsa të dy personat janë intervistuar nga hetuesit.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është inicuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit do të procedohen në procedurë të rregullt.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT