Armë, municion e pajisje policore janë zbuluar dje paradite në fshatin Ropicë të Vushtrrisë.
Rasti ishte raportuar nga një qytetar, I.H., i cili ka njoftuar Policinë e Kosovës se kishte dëgjuar një shpërthim në një fushë-kodrinë, e më pas kishte vërejtur zjarr.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të shuajnë flakët, thotë gazetari korrepondent Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
“Gjatë intervenimit, Policia ka hasur në një gropë ku ishin groposur armë, municion, karikatorë, tyta armësh të shkurtra e të gjata, si dhe një pjesë metalike ku shkruhej “Police”, tha Boshnjaku.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
The post Armë, municion e pajisje policie, krejt çka u gjet në një fushë në Vushtrri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.