Hetimet për shpërthimin që ndodhi më 30 prill në parkingun e QKUK-së, ku shënjestër ishte vetura e drejtorit të spitalit, kanë çuar në një aksion të madh policor dhe disa arrestime.
Siç mësoi Gazeta Sinjali se në kuadër të operacionit të zhvilluar më 9 shtator në Prishtinë dhe fshatin Rimanishte, Policia ka arrestuar 11 persona: Faton Hajzeraj, rreth 40-vjeçar, Ylber Syla, rreth 31-vjeçar, Fatmir Dodaj, rreth 26-vjeçar, Hamza Tahiri, rreth 59-vjeçar, Majlinda Heka, rreth 53-vjeçare, Sadije Hasana, rreth 64-vjeçare, Flutura Farici, rreth 59-vjeçare, Mimoza Hoti, rreth 54-vjeçare, Vera Hallulli, rreth 53-vjeçare, Kastriot Ahmeti, rreth 34-vjeçar dhe Ermal Syla, rreth 26-vjeçar.
Çfarë u gjet gjatë bastisjeve?
Te Faton Hajzeraj (Rr. “Fan Noli”, Prishtinë): u sekuestruan një iPhone 12, një laptop dhe dokumente të ndryshme.
Në banesën e Ylber Sylës (Rr. “Pavarësia”, Prishtinë): disa telefona celularë, radiolidhje, një palë pranga metalike, gjashtë fishekë 9×19 mm.
Në pronën e Ylber Sylës në Rimanishte: një pistoletë Sig Sauer me karikator dhe 12 fishekë, një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë dhe 99 fishekë, një thikë, disa telefona celularë dhe sasi e konsiderueshme marihuane me pajisje për kultivim.
Zbulimi i madh në Rimanishtë të Prishtinës
Siç raportoi Sinjali në orët e para, të mëngjesit të sotëm Policia ka bastisur pronat e Ylber Sylës, rreth 31-vjeçar dhe Ermal Sylës, rreth 26-vjeçar, ku ka gjetur një sasi të madhe të narkotikëve dhe armatimit.
Çfarë është sekuestruar?
142 kg e 172 gramë kanabis sativa, gati për treg;
Një pistoletë Sigsauer 9×19 me karikator dhe 12 fishekë;
Një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë, një bajonetë dhe 99 fishekë;
10 telefona mobil, radiolidhje dhe mjete të tjera të komunikimit;
Pajisje për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike.
Kush u kap në vendngjarje?
Në lokacion janë hasur e shoqëruar Kastriot Ahmeti, rreth 34-vjeçar, Fatmir Dodaj, rreth 26-vjeçar, Ermal Syla, rreth 26-vjeçar, Ylber Syla, rreth 31-vjeçar, Mimoza Hoti, rreth 54-vjeçare, Vera Hallulli, rreth 53-vjeçare,, Majlinda Xheka, rreth 53-vjeçare,, Sadie Hasanaj, rreth 64-vjeçare, dhe Hamza Tahiri, rreth 59-vjeçar,.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në shtëpinë e Kastriot Ahmetit, nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Cilat ishin veprimet e Prokurorisë?
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Faton Hajzeraj është ndaluar për 48 orë.
Për të dyshuarit e tjerë, rasti është ndarë në procedura të veçanta dhe janë përfshirë edhe njësitë e Hetimit të Narkotikëve për trajtimin e pjesës që lidhet me drogën.
Gjatë verifikimit në sistemin e Policisë, është konfirmuar se Fatmir Dodaj ka një urdhërarrest aktiv për çështje të narkotikëve.
Hetimet për këtë rast të rëndë janë duke vazhduar, ndërsa burime të Sinjalit theksojnë se lidhja mes shpërthimit në veturën e drejtorit të QKUK-së dhe arsenalit të gjetur po analizohet nga organet e hetuesisë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Armë, drogë e arsenal municioni – krejt çka dihet për aksionin që çoi në arrestimin e 11 personave për shpërthimin në QKUK appeared first on Sinjali.