Thursday, March 12, 2026
spot_img
HomeLajmeArmatimi në veri: Shtëpitë e braktisura, depo ushtarake (VIDEO)

Armatimi në veri: Shtëpitë e braktisura, depo ushtarake (VIDEO)

Në veri të Kosovës, gjetja e armëve, municioneve e uniformave ushtarake tashmë është shndërruar në fenomen.

Rasti i fundit ishte sot në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok.

Lidhur me rastin, forcat e rendit njoftuan se identifikuan pronarin e shtëpisë, i cili po ashtu posedon edhe një shtëpi tjetër në qytezë e cila iu bastis e ku ju gjet një armë e gjatë AK-47, katër karikator me 120 fishekë.

Zbulimi më i madh deri tani në lokacion të pabanuar në tre muajt e parë të këtij viti u bë në janar në Zubin Potok.

Njësia policore gjeti e sekuestroi mbi 150 kilogramë eksplozivë komercial për të cilin hetimet thonë se është prodhim i fabrikës në Krushevc të Serbisë, e afërt me pushtetarët e shtetit fqinj verior.

Ndiqeni kronikën e plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT