Sot, në pronën e Nemanja Radivojeviq – i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi.
I njëjti dyshohet si personi kryesor për shpërthimin e bombës nga e cila mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku më 24 shtator 2023 në Banjskë, raporton Klankosova.tv.
Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook.
The post Armatimi i gjetur në Zveçan i takon “Gandit”, të dyshuarit për vrasjen e Afrim Bunjakut appeared first on Klan Kosova.