Futbollisti i FC Malisheva, Arlind Veliu është âYlli i Javësâ së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Siç bën të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Luan Tabaku, Bujar Asllani dhe Muhamet Sylejmani.
âKy komision vendosi që çmimi âYlli i Javësâ për xhiron e 22-të tâi takojë Arlind Veliut, për herë të dytë në këtë edicion kampional. Veliu, përpos që shënoi një gol të bukur, u shqua me ndërhyrjet e tij në mbrojtje, duke qenë më meritori për fitoren e FC Malisheva kundër FC Ballkani (3:1).
Pasi mori këtë çmim, Veliu u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: âJam shumë i lumtur për këtë vlerësim dhe do të vazhdoj të jap maksimumin për ekipin tim. Ishte një gol vendimtar, i cili na ndihmoi të sigurojmë tre pikë të rëndësishmeâ.
âDo të vazhdojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje, duke u përpjekur të paraqitemi sa më mirë dhe të arrijmë objektivin tonë. Shpresoj që do të luftojmë deri në fund për titullin kampion dhe pse jo, të sigurojmë edhe daljen në Evropë. Ãshtë kënaqësi e madhe për mua të luaj me Malishevën dhe ëndrra ime është që ta përfaqësojmë sërish klubin në garat evropianeâ.
âKy çmim është një motiv shtesë për mua, për të vazhduar të punoj dhe të ndjek synimet e mia për të luajtur në Evropë. Shpresoj që ky sezon të jetë një nga më të mirët dhe të arrijmë suksesin që e dëshirojmë të gjithëâ.
âNatyrisht, çdo çmim që marr është rezultat i punës së përbashkët me bashkëlojtarët dhe stafin. Shpresoj që ky të mos jetë çmimi i fundit për një lojtar të Malishevës, sepse të gjithë e meritojnë një vlerësim për përkushtimin e tyreâ â tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>