Drejtori i Sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka bërë të ditur se nuk do ta ndjekë nga afër ndeshjen që do të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskoc.
Në emisionin “Sport Show” në Klan Kosova, ai ka thënë se kjo do të jetë e pamundur për shkak të një urdhër-arresti që ka lëshuar Serbia ndaj tij.
“Jam interesuar përmes institucioneve serbe, përmes shqiptarëve që kemi në Luginën e Preshevës, megjithatë ka një urdhër-rarrest ndaj meje, kështu që nuk do të më lejohet të udhëtoj”.
“Për këtë arsye nuk do të jem në Leskoc, do ta komentojmë nga studio e Klan Kosovës, ku do të transmetojmë një emision maratonik”, ka thënë Sadiku, njofton Klankosova.tv.
Ndeshja Shqipëri–Serbi do të luhet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45.
Ky vendim është marrë nga UEFA pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit nga stadiumi “Rajko Mitić” në Beograd dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit. /Klankosova.tv
The post Arlind Sadiku s’do jetë prezent në ndeshjen Shqipëri-Serbi, shkak urdhër-arresti serb (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.