Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se sot do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale vendimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, për çështjen e arkave fiskale.
Në njoftimin e së martes të kësaj partie, thuhet se dorëzimi do të bëhet me fillim nga ora 11:30, transmeton Klankosova.tv.
“E dorëzojmë këtë vendim si dëshmi në 17 kallëzimet penale që i kemi ngritur paraprakisht më datën 8 maj 2025”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.
Udhëzimi administrativ, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave më 15 prill të këtij viti, është shpallur i jashtëligjshëm.
The post Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes appeared first on Klan Kosova.