Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur në Novosellë të Pejës.
Ariu dyshohet se ia ka mbytur disa dele atje.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë Fadil Gashi.
Gashi tha se ankuesi i ka gjetur dy nga delet të cilët ishin të dëmtuar.
“Sot rreth orës 09:30, ankuesi ka deklaruar në stacionin policor se delet në pronësi të tij janë sulmuar nga kafshët e egra. Po dyshohet se nga ariu. Dy prej tyre i ka gjetur të ngordhura, të dëmtuara edhe në organe të brendshme. Katër prej tyre i ka gjetur derisa për gjashtë të tjera nuk e di vendndodhjen e tyre. Nuk po dihet ende vlera e këtij dëmi. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe prokurori. Rasti po hetohet”, deklaroi Gashi.
The post Ariu dyshohet i mbyti dy dele në Novosellë të Pejës appeared first on Klan Kosova.