Lazio po e dëshiron në radhët e saj, sulmuesin gjermano-kosovari të Bayern Munichut, Arijon Ibrahimoviq.
Kjo së paku sipas gazetarit Alfredo Pedulla nga “Sport Italia”.
Mësohet se skuadra e Serie A janë në bisedime të avancuara për të siguruar nënshkrimin e 19-vjeçarit, fillimisht në formë huazimi, duke ia mbuluar në tërësi pagën e tij për një vit, transmeton Klankosova.tv.
Përpos kësaj, siç thuhet në raport, në kontratë do të futet edhe neni për blerje të obligueshme, me çmimin që shkon rreth 10 milionë euro.
Sezonin e kaluar, Ibrahimoviq e kaloi në huazim te Frosinone, dhe pas shënimit të një goli dhe një asisti ndaj Empolit, dukej sikur e ardhmja e tij në këtë klub ishte premtuese.
Megjithatë, një sërë lëndimesh dhe forma e dobët e Ibrahimoviqit, bëri që ai të mos shënojë më asnjë gol apo të regjistrojë ndonjë asist në pjesën e mbetur të sezonit.
Duke qenë se edhe në ekipin e parë të Bayernit po e ka problem të zë vend, lojtari i kombëtares gjermane U20 do të shpresojë të revitalizojë karrierën e tij me klubin italian. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>