Lazio e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shqiptar, Arijon Ibrahimoviq.
Ai iu bashkua skuadrës italiane në formë huazimi nga Bayern Munchen.
Njoftimi u bë nga vet gjigandi gjerman.
”Arijon Ibrahimović do të dalë në huazim te Lazio deri në fund të sezonit”, thuhet në njofitmin e bavarezëve transmeton Klankosova.tv
Operacioni përfaqëson një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje të vendosur në 8 milionë euro , ndërsa Bayern vendosi një klauzolë rikthimi të ulur në 20 milionë.
19-vjeçari është shqiptari i radhës që transferohet në skuadrën italiane, ku në këtë ekip mund të kujtohen emra si: Igli Tare, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>