Arifi: Shqiponja nuk është provokim, ajo është identiteti ynë kombëtar (VIDEO)

Arifi: Shqiponja nuk është provokim, ajo është identiteti ynë kombëtar (VIDEO)

Analisti Avni Arifi ka deklaruar se bërja e shqiponjës me duar nga Rey Manaj në ndeshjen e sotme ndaj Serbisë nuk duhet të shihet si provokim.

Në një prononcim për Klan Kosova, Arifi ka theksuar se Federatat e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jenë më të zëshme, sidomos për dënimet e mëparshme që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kishin marrë nga UEFA, pas festimit me shqiponjë.

“Është gabim. Mua më është dukur absurde kur është dënuar Granit Xhaka atëherë dhe që Federata nuk ka reaguar. Sepse ky është simboli ynë, e kemi në flamur, nuk është provokues, nuk është kundër askujt, kjo jemi ne. Është shprehje e identitetit tonë kombëtar”, ka deklaruar Arifi.

Ai shtoi: “Tani, nëse ata kërkojnë ta heqim edhe shqiponjën nga flamuri, a duhet ta heqim sepse ata ndihen të provokuar? Kjo është absurde”. /Klankosova.tv

The post Arifi: Shqiponja nuk është provokim, ajo është identiteti ynë kombëtar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.