Opinionisti Avni Arifi po thotë se shteti është në rrezik kolapsi.
Ai e ka vlerësuar në Rubikon, keqinterpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ajo kërkon konsensus për zgjidhjen e çështjeve, dhe jo thjesht një afat 30-ditor, transmeton klankosova.tv.
”Presidentja faktikisht paska thënë se shteti është duke shku drejt kolapsit”.
”Nuk është problem Gjykata Kushtetuese. E kemi vendimin e gjykatës. Gjykata Kushtetuese po keqinterpretohet. Është kriju përshtypja se Gjykata Kushtetuese ka thënë veç: I keni 30 ditë; edhe qekaq”.
”Jo-jo. Lexojeni mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka thënë se duhet me konsensus dhe me pasë kandidat konsensual”.
”Unë mundem mos me u pajtu. Vetëvendosje po thotë që duhet me pasë konsensus që me zgjedhë ‘Lenen’ [Albulena Haxhiu]. Shteti është duke kolapsu. Albin [Kurti] është i interesuar me kolapsu shtetin”.
The post Arifi: Presidentja faktikisht tha se shteti po shkon drejt kolapsit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.