Analisti politik, Avni Arifi, e ka komentuar garën lokale në Prishtinë, duke thënë se deri më tani s’ka parë diçka të posaçme.
Arifi tha se kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat në kryeqytet, Përparim Rama, duhet të thirret në emër të partisë.
“Përparim Rama po përpiqet të tregoj se sa mirë ka punuar. Është një miks mes personalitetit të tij dhe LDK-së. E kanë strategjike sepse LDK-ja është e fuqishme. Është jetike që të thirret në emër të LDK-së. Personalisht, rezultatet e Ramës nuk i vlerësoj shumë, por në Prishtinë LDK-ja është shumë e fuqishme”, tha Arifi në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai e komentoi edhe kandidatin e VV-së për Prishtinën, Hajrulla Çekun, për të cilin tha se VV-ja e ka parë si dilemë se a ta vendosin në Prishtinë apo Prizren, e që sipas tij “s’ka njeri në Kosovë që mund të jetë shumë i mirë edhe për Prishtinën edhe për Prizrenin”.
“Kurse çka pres prej VV-së është që do ta zhvendosin sepse Hajrulla Çeku, VV-ja e ka pasur si një kuadër se ‘nuk po dimë a ta qesim në Prishtinë apo Prizren’”.
“Nuk ka njeri në Kosovë që mund të jetë shumë i mirë edhe për Prizrenin edhe për Prishtinën. Çka unë shoh është që VV-ja të fokusohet te vota e VV-së në Prishtinë dhe jo aq te Çeku”, tha ai.
The post Arifi: Përparim Rama duhet të thirret në emrin e LDK-së në këtë fushatë appeared first on Klan Kosova.