E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/arifi-per-situaten-e-tanishme-te-vendit-fajtor-eshte-e-gjithe-kjo-elite-politike-video/Arifi: Për situatën e tanishme të vendit fajtor është e gjithë kjo...

https://klankosova.tv/arifi-per-situaten-e-tanishme-te-vendit-fajtor-eshte-e-gjithe-kjo-elite-politike-video/Arifi: Për situatën e tanishme të vendit fajtor është e gjithë kjo elitë politike (VIDEO) – Klan Kosova

Dritëro Arifi, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka folur për situatën politike në vend të mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës, për disa javë me radhë.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se pa konstituim shteti është jo funksional, duke përmendur edhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e ngërçit politik.

“Kushtetuta është bërë si një letër e cila varet se cila flet na pëlqen e mbyllim. Nëse e vëreni vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet një gjë, nënkuptohet se Kuvendi do të duhej të themelohej 30 ditë pasi që certifikohen rezultatet”, tha Arifi.

“Aty nënkuptohet se pasi që ju jeni të paaftë për ta bërë atëherë i keni edhe 30 ditë. Ata i dhanë edhe 30 ditë frymëmarrje shtetit të Kosovës, sepse pa Kuvendin shteti nuk funksionon, për momentin jemi shtet jo funksional”, u shpreh Arifi.

Arifi ka thënë se presidentja e vendit Vjosa Osmani do të duhej më herët të vepronte për situatën që është shkaktuar në vend. Ai i fajësoi të gjithë politikanët për bllokadën institucionale.

“Mendoj se presidentja prap është vonuar shumë, ajo në pril është dashtë të reagoj nëse nuk ka reflektim nga partitë, do të duhej menjëherë të shkojë me kërkesa specifike në gjykatë. Çka nëse? Çka nëse? Sepse ne duhet ta dimë, se ne po hyjmë në ujëra të panjohura, rrezikshmëria është shumë e lartë në kuptimin e figurativ. I bie pra se ne po hyjmë në ujëra të panjohura se gjithë e bëjmë pyetjen çka pas 30 ditëve? Kjo është problematika kur e dërgon në këtë nivel, nivelin e shtetit e dërgon në pikën e thirrjes, atëherë kjo elitë politike të gjithë janë fajtor”, tha Arifi. /Klankosova.tv

The post Arifi: Për situatën e tanishme të vendit fajtor është e gjithë kjo elitë politike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT