Analisti Avni Arifi në “Speciale” të Klan Kosova foli rreth ndërrimit të votimit nga i hapur në të fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit.
Sipas tij, ndërrimi i skenarit nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari është jokushtetues dhe i paligjshëm, transmeton Klankosova.tv.
Arifi shton se nëse me këtë ndërrim skenari do të pajtoheshin të gjitha partitë politike, atëherë do të ishte legjitim.
“Ndërrimi i skenarit nga zoti Dehari është jokushtetues, dhe është i paligjshëm. Do të ishte kushtetues dhe i ligjshëm sikur të gjithë partitë politike të pajtoheshin”, tha ai.
The post Arifi: Ndërrimi i skenarit nga Dehari, jokushtetues dhe i paligjshëm appeared first on Klan Kosova.