Arifi: Mund të na presë fati i Gjeorgjisë pas “revolucionit të Trëndafilave” (VIDEO)

Arifi: Mund të na presë fati i Gjeorgjisë pas “revolucionit të Trëndafilave” (VIDEO)

ShBA-ja njoftoi se ka marrë vendim që të pezullojë përkohësisht Dialogun e paralajmëruar Strategjik me Kosovën, si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti.

Opinionisti Avni Arifi tha se krejt njohjet që i ka arritur Kosova, janë duke iu falënderuar Amerikës.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai thotë se ShBA-ja ka arritur në një proces që ajo që është krijuar me shumë bindje, sikur po dëshiron të përmbyset nga Kurti.

“Nuk besoj që do ta tolerojnë, dhe nuk besoj që do të ndalen me këtë vendim, priten vendime tjera”, tha Arifi.

Ai mori shembull Gjeorgjinë, e cila është pavarësuar nga Eduard Shevardnadze, i cili ka qenë ministër dhe diplomat.

Airifi thotë se ai arriti ta ndante Gjeorgjinë nga Rusia në një proces të papërgjakshëm, ndonëse dy provinca, Abkhazia dhe Osetia, u okupuan nga rusët dhe e shpallën njëfarë Rusie të vogël.

“Gjithë kohën, Shevardnadze është munduar t’i riintegrojë ato me dialog. Por nuk ecte lehtë. Sikur në të gjitha ish-republikat sovjetike, kishte korrupsion. I ndodhi një revolucion tallava, apo i Trëndafilave që quhet, kur erdhi Sakhashvilli, një populist i jashtëzakonshëm, duke thënë ne do ta shtrojmë sovranitetin. Dhe çka ndodhi? ShBA e sanksionuan në një kohë, dhe insistonte të mos dërgonte ushtarë atje. Por, një ditë prej ditësh, e çoi ushtrinë atje dhe pastaj intervenoi Rusia, dhe ai i hupi provincat dhe ndikimin pro-perëndimor në Gjeorgji”, tha Airifi.

Ai tha se “nuk është kjo strategji qyqarellëku, por ShBA është e shqetësuar sepse në rrethin e Kurtit ka njerëz që synojnë të shkaktojnë incidente në veri që sërish të fitojnë 50% të votave. Njerëz të VV-së mua më thonë, ‘është e vërtetë që kemi rënie, por tash i bën disa veprime Albini atje në Veri dhe mbërrin 60%”, theksoi Arifi.

The post Arifi: Mund të na presë fati i Gjeorgjisë pas “revolucionit të Trëndafilave” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.