Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajmeArifi merr ftesë nga Finlanda për dy ndeshjet miqësore në Zelandën e...

Arifi merr ftesë nga Finlanda për dy ndeshjet miqësore në Zelandën e Re

Doni Arifi ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e Finlandës për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji në Zelandën e Re.

Finlanda më 27 mars do të luajë ndaj Zelandës së Re në Auckland, ndërsa më 30 mars do të përballet me Kepin e Gjelbër.

Arifi, mesfushor defensiv, aktualisht luan te Greuther Furthi në Bundesliga 2, ku ka shënuar një gol në shtatë paraqitje. Ai u transferua në janar të këtij viti nga KuPS-i dhe më parë kishte zhvilluar karrierën te Honka dhe Ilvesi në futbollin finlandez.

23-vjeçari ka një histori të pasur me kombëtaret finlandeze, duke luajtur nga grupmosha U16 deri në U20. Më pas, ai ka paraqitur dy ndeshje për Kosovën U21, para se të kthehej te Finlanda U21. Tani, për herë të parë, Arifi ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e të rriturve të Finlandës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT