E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeArifi: Kurti po e kërkon statusin e sundimtarit, sepse kështu po do...

Arifi: Kurti po e kërkon statusin e sundimtarit, sepse kështu po do një pjesë e popullsisë (VIDEO)

Një pjesë e madhe e popullit të Kosovës, sipas Avni Arifit, kërkon që të ketë sundimtar.

Pasi sipas tij, kjo masë kërkon një person të vetëm që mund të “prej e kepë”, pa pasur fare kontroll me mjete demokratike.

“Arsyeja pse Albin Kurti po e kërkon statusin e sundimtarit është se një pjesë e popullsisë po kërkon me pas një sundimtar. Një njeri që e kep e prenë. Që nuk ka kontroll demokratik, që nuk ka demokraci parlamentare. Në Shqipëri një gjë e tillë është e pamundshme sepse e kanë paguar shtrenjtë. Idetë bolshevike nuk kanë shanse me pa atje sepse e kanë paguar shtrenjtë”, tha Arifi në Rubikon të Klan Kosova.

Më tej, ai tha se vendit nuk i duhet një lider që konsiderohet spektakolar por dikush që e don vendin e punon normal.

“Tek ne nuk e shohim veten që kemi qenë viktime të bolshevizmit por e shohim veten vetëm si viktimë të Serbisë, por që në parim janë të dyjat, edhe viktima të komunizmit në jugosllavi por që ka rënë në hije të asaj që kemi qenë në regjimit të Millosheviqit. Qysh me aktivizu shoqërinë tonë, qysh duhet na me marrë më shumë pushtet. Është një far iluzioni që lideri duhet të jetë  më i mençmi që i din të gjitha. Lideri duhet të jetë vetëm një njëri që e donë Kosovën, një njeri normal dhe që punon normal kurrgjë spektakolare”, tha Arifi. /Klankosova.tv

The post Arifi: Kurti po e kërkon statusin e sundimtarit, sepse kështu po do një pjesë e popullsisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT