Analisti politik Avni Arifi, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), duke i krahasuar ato me situatën që kishte ndodhur në televizionin publik serb (RTS) në fund të viteve ’80.
“Në RTK po ndodh diçka që më vjen shumë keq ta them, por nga ajo që kam parë, ka shumë lëvizje… shumë lëvizje që më ngjajnë me ato që ndodhnin në RTS në Serbi, në fund të viteve ’80, me Dushan Mitroviqin”.
“Nuk po them që janë të njëjta, as nuk dua t’i krahasoj plotësisht, por ka elemente të ngjashme, elemente të futjes së televizionit publik nën diktatin e qeverisë. Dhe ka shumë prej tyre”, deklaroi Arifi./Klankosova.tv.
Deklaratën e plotë, ndiqeni në videon e mëposhtme:
The post Arifi: Ajo që po ndodh në RTK më ngjan me RTS-në e Serbisë në fund të viteve ’80 (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.