Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeLajmeArifi: AAK-ja ka qenë vetë Ramushi, s’do të jetë kurrë më njësoj...

Arifi: AAK-ja ka qenë vetë Ramushi, s’do të jetë kurrë më njësoj (VIDEO)

Njëri ndër personat më të afër të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajn, Avni Arifi, ka folur rreth vendimit të liderit politik për t’u tërhequr nga kandidatura për të parin e kësaj partie.

Në Klan Kosova, Arifi tha se ka kaluar shumë kohë me Haradinajn, dhe sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pa të në krye, nuk do të jetë më njësoj, transmeton Klankosova.tv.

“Është emocionale. Unë kam kaluar 22 vjet me të, dhe kam kaluar shumë momente në Aleancë, dhe Aleanca ka qenë vetë Ramushi. Aleanca nuk do të jetë më kurrë njësoj, Aleanca duhet të gjejë një rrugë pa liderin e fuqishëm, sepse Aleanca ka qenë e lidhur me liderin”, tha Arifi në “Edicionin Special”.

Ndryshe, Arifi tha se Haradinaj u distancua nga posti i udhëheqësit të AAK-së, siç tha ai, për t’ua lëshuar rrugën gjeneratave të reja.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT