E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeArifaj: Thaçi dinte të thotë “po”, por edhe “jo” të palëvizshme kur...

Arifaj: Thaçi dinte të thotë “po”, por edhe “jo” të palëvizshme kur ishte në pyetje interesi i Kosovës (VIDEO)

Ardian Arifaj, shef i stafit i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi sonte në “Edicionin Special” ka komentuar intervistën ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi të dhënë nga Haga për “Rubikon” me Adriatik Kelmendin.

Ai u shpreh se Thaçi tha një gjë që e di çdo qytetarë, që siç tha ai, Kosova ecën përpara vetëm në partneritet me perëndimin.

“E tha një gjë që ai e di, por e di çdo qytetar i Kosovës, që Kosova ecën përpara vetëm në partneritet me perëndimin dhe se roli i ShBA-së në këtë rrugëtim është i pazëvëndësueshëm”.

“E tha me shumë të drejtë edhe vlerësimin për BE-në, që BE-ja ende nuk është e unifikuar në njohjen e Kosovës, ende kemi pesë shtete të BE-së që nuk e njohin Kosovën”, u shpreh ai.

Arifaj gjithashtu tha se Thaçi dinte të thotë “po”, por edhe “jo” të palëvizshme kur ishte në pyetje interesi i Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“E tha edhe një gjë shumë të rëndësishme, ka ditur të thotë “po”, por ka ditur të thotë edhe “jo” të palëvizshme, edhe brenda, por edhe ndërkombëtarëve kur ka qenë në pyetje interesi i Kosovës dhe ruajtja e interesit të Kosovës, kjo është ajo që po i mungon Kosovës sot”, u shpreh tutje ai.

The post Arifaj: Thaçi dinte të thotë “po”, por edhe “jo” të palëvizshme kur ishte në pyetje interesi i Kosovës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT