Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati për kryetar, Arian Tahiri, është bërë politikani i parë që ka vizituar urën e re për vetura mbi lumin Ibër.
Ky projekt për infrastrukturën rrugore është rezultat i bashkëpunimit mes Tahirit dhe kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, të cilët më herët kishin kërkuar ndërtimin e dy urave të reja, një për vetura dhe një tjetër për këmbësorë.
Sipas Tahirit, punëtorët ndodhen në terren që nga ora 5 e mëngjesit për të përmbyllur detajet e fundit, ndërsa ai ka shprehur falënderim për angazhimin e tyre dhe për përparimin e shpejtë të projektit, raporton Klankosova.tv.
“Jam i lumtur edhe me modifikimin e kyçjes në rrugën ‘Lah Nimani’, e cila tashmë do të çlirohet nga trafiku i dendur”, tha Tahiri në postimin e tij në Facebook.
Ai gjithashtu njoftoi se shumë shpejt pritet të nisin punimet edhe për urën tjetër për këmbësorë, që do të jetë pjesë e projektit më të gjerë për shetitoren e re të KEJ-it.
The post Arian Tahiri viziton urën e re mbi Ibër appeared first on Klan Kosova.