Arian Tahiri, aktualisht nënkryetar i Mitrovicës së Jugut thotë se do të kandidojë për kryetar të kësaj komune.
“Unë, potencialisht do të jem kandidat, më 30 qershor Partia Demokratike e Kosovës, dega Mitrovicë e ka mbledhjen finale në të cilën nominohen të gjithë ata që kanë vullnet e dëshirë që të jenë kandidat nga radhët e PDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës. Është një vullnet e konsensus, por edhe një mbështetje edhe e kryesisë së degës, përtej kryesisë edhe e strukturave të PDK-së në qytetin e Mitrovicës. Jam mirënjohës nga pozitivitetit të qytetarëve”, tha Tahiri në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, Tahiri thotë se ai do të propozohet për këtë pozitë, megjithëse sipas tij, i takon të parit të degës që të zgjedh kandidatin që do garojë për kryetar të Mitrovicës. /klankosova.tv
The post Arian Tahiri, kandidat për kryetar të Mitrovicës së Jugut? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.