Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri, e ka shpallur fitoren.
Në një postim në Facebook, ai i ka ftuar qytetarët të festojnë nga ora 22:00 në Minatori, transmeton Klankosova.tv
“Mitrovicë, faleminderit nga zemra!
Sot fituam së bashku!
Së bashku edhe do të festojmë!
Ju pres sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori”.”
Bazuar në rezultatet e Exit Poll-it të publikuara ekskluzivisht në Klan Kosova, komunën e Mitrovicës e fiton Tahiri i PDK-së me 51.12%.
I dyti është renditur Faton Peci i LVV-së me 41.23%, transmeton Klankosova.tv
Ndërsa i treti është Gëzim Plakolli i LDK-së me 7.65%./Klankosova.tv
The post Arian Tahiri e shpall fitoren, fton Mitrovicën për festë në ‘Minatori’ appeared first on Klan Kosova.