E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeAri theu rekord, kalon për herë të parë vlerën prej 3500 dollarësh...

Ari theu rekord, kalon për herë të parë vlerën prej 3500 dollarësh për 28 gramëSinjali

Çmimi i arit ka shënuar një rritje historike, duke kaluar kufirin prej 3500 dollarësh për ons (28 gramë) – një rekord i ri që shënon një moment kyç për këtë metal të çmuar. Kjo rritje vjen në një periudhë paqëndrueshmërie në tregjet amerikane, të shoqëruar me dobësimin e dollarit amerikan – rënia më e madhe në tri vitet e fundit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të tregut, në fillim të vitit, ari ishte vlerësuar me 2623 dollarë për ons, duke dëshmuar një ngritje të ndjeshme në pak muaj.

Një faktor kyç në këtë zhvillim ka qenë kritika e presidentit amerikan Donald Trump ndaj shefit të Rezervave Federale, Jerome Powell, që kanë nxitur shqetësime të mëdha tek investitorët.

Analistët e tregjeve financiare vlerësojnë se kjo prirje në rritje mund të vazhdojë edhe më tej, duke e shtyrë arin në nivele të paprecedentë: “metali mund të arrijë edhe 4 mijë dollarë për herë të parë”, parashikojnë ata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT