Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror, kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.
Selektori Lionel Scaloni ka ftuar përsëri kapitenin Lionel Messi, i cili ishte larg fushave për shkak të një lëndimi, por tashmë është rikuperuar plotësisht.
Në mesin e lojtarëve të grumbulluar janë edhe dy emra të rinj dhe premtues për të ardhmen e futbollit argjentinas: Nicolas Paz, që aktivizohet te Como, dhe Franco Mastantuono, talent i Real Madridit.
Argjentina tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, dhe do të synojë të mbrojë titullin kampion bote të fituar në vitin 2022.
Sipas kalendarit, “Albiceleste” do të përballet më 5 shtator me Venezuelën, ndërsa më 10 shtator me Ekuadorin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!